SOS Fshatrat e Fėmijėve nė Kosovė vepron qė nga viti 1999 dhe tashmė ėshtė pėrkujdesur pėr mėse 1500 fėmijė tė braktisur dhe nevojtarė. SOS-Fshati i Fėmijėve, nė lagjen Velania nė Prishtinė momentalisht ofron strehim, pėrkujdesje dhe edukim pėr mbi 500 fėmijė pėrmes 6 Projekteve, si: SOS-Familja, Familjet e integruara nė komunitet, Programi i Fuqizimit tė Familjes, Shtėpia e Rinisė, Qendra pėr strehim afatshkurtėr dhe afatmesėm tė fėmijėve “Dielli”, dhe Kopshti i Fėmijėve.
Ne veprojmė pėr fėmijėt si njė organizatė e pavarur, joqeveritare pėr zhvillim social. Ne respektojmė kulturat dhe religjionet e ndryshme, dhe punojmė nėpėr vende dhe komunitete tė ndryshme, ku misioni ynė mund tė kontribuoj pėr zhvillim. Ne punojmė nė frymėn e Konventės sė Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtat e Fėmiut.
Me konceptin e SOS Fshatit tė Fėmijėve, organizata jonė ka udhėhequr ēasjen familjare pėr kujdesin afatgjatė tė fėmijėve jetimė dhe fėmijėve tė braktisur.
Organizata “SOS Kinderdorf International Kosovė” tashmė ėshtė rregjistruar si Fondacion Vendor “SOS Fshatrat e Fėmijėve” Kosovė, dhe si e tillė ka filluar funksionimin nga 1 Janar 2010. Tė gjitha asetet janė bartur nga SOS Kinderdorf nė SOS Fshatrat e Fėmijėve, ashtu si kanė qenė, dhe tė gjitha projektet dhe i gjithė personeli vazhdojnė punėn nė tė njejtat kushte nėn SOS Fshatrat e Fėmijėve.
Ekzekutimi I detyrave nė SOS Fshatrat e Fėmijėve Kosovė bėhet nga Zyra Nacionale, qė I koordinon tė gjitha projektet dhe programet SOS nė vend. Punonjėsit nė njėsitė SOS dhe nė Zyren Nacionale janė profesionistė qė I dedikojnė tė gjitha pėrpjekjet e tyre pėr t’iu ndihmuar fėmijėve nė ndėrtimin e sė ardhmes sė tyre.
SOS Childrens Village Kosova 2011 All Rights Reserved.
SOS Fshatrat e Femijeve Kosove