Fëmijët e SOS Fshatit festuan së bashku me engjëjt e tyre mbrojtës, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), përvjetorin e 14-të të Pavarësisë së Kosovës.
Në shënim të këtij përvjetori, në SOS Fshat, kishim nderin të prisnim në një vizitë Ministrin nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës z. Armend Mehaj së bashku me përfaqësues nga FSK.
Ministri Mehaj u njoftua për punën dhe sfidat që ka SOS Fshati dhe premtoi thellim të bashkëpunimit në misionin e përbashkët që asnjë fëmijë të mos mbetet pa përkujdes dhe mbrojtje.
Ushtarë tanë së bashku me Ministrin ndanë dhurata dhe organizuan lojëra dhe aktivitete të ndryshme për fëmijët SOS.