
Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, duan të vlerësojmë secilën grua për forcën e madhe brenda vetes që të luftoj sfidat e jetës dhe kur nuk është në pozitë të barabartë.
Në këtë ditë që shënohet edhe si Dita e Nanës, duam të falënderojmë shtyllat e SOS Fshatit, ato gra që kanë dhënë shumë nga vetja me qëllimin e vetëm që asnjë fëmijë të mos rritet i vetëm.
SOS Nanat dhe SOS Tezet që kanë rritur me qindra fëmijë pa përkujdesje prindërore përgjatë viteve. Janë ato gra që kanë ndërtuar dhe ofruar familje për fëmijët pa përkujdes prindëror, që kanë rritur me shumë dashni e kujdes shumë fëmijë të cilët sot janë inxhinier, specialist të IT-së, ekonomistë, juristë e shumë profesione të tjera.
Kontributi që keni dhënë për vendin nuk mund të përshkruhet me fjalë, me dashninë e juaj e kujdesin e sinqertë keni kontribuar në zhvillimin e shumë fëmijëve që sot janë bërë qytetarë kontribut dhënës të shtetit tonë. Vlera e juaj dhe pesha e qiellit nuk mund të maten!
Ju faleminderit nga zemra për SOS Nanat:
𝐍𝐮𝐫𝐚𝐧, 𝐒𝐚𝐝𝐞𝐭𝐞, 𝐄𝐥𝐡𝐞𝐦𝐞, 𝐇𝐚𝐭𝐞, 𝐕𝐥𝐨𝐫𝐚
𝐒𝐞𝐥𝐯𝐢𝐣𝐞, 𝐀𝐳𝐞𝐦𝐢𝐧𝐞, 𝐅𝐚𝐭𝐢𝐦𝐞.
Përveç SOS Nënave, natyrisht se nga një falënderim nga zemra edhe për SOS Tezet:
𝐆𝐣𝐲𝐥𝐞, 𝐇𝐲𝐥𝐤𝐢𝐣𝐞, 𝐑𝐮𝐤𝐞, 𝐍𝐞𝐫𝐱𝐡𝐢𝐯𝐚𝐧𝐞.
E sot nuk mund të i harrojmë as SOS Nënat dhe Tezet, që përgjatë viteve kanë qenë pjesë e familjeve tona:
𝐀𝐝𝐞𝐥𝐢𝐧𝐚, 𝐃𝐮𝐤𝐞, 𝐆𝐳𝐢𝐦𝐞, 𝐃𝐨𝐧𝐢𝐤𝐚, 𝐄𝐭𝐢𝐧𝐚, 𝐄𝐦𝐢𝐧𝐞, 𝐇𝐚𝐭𝐢𝐱𝐡𝐞.
Në fund një vlerësim dhe përkujtim për SOS Nanën e parë në SOS Fshat, të ndjerën 𝐕𝐣𝐨𝐥𝐥𝐜𝐚 𝐁𝐢𝐧𝐚𝐤𝐚𝐣, e cila ofroi kujdes dhe dashni për shumë e shumë fëmijë!
Abonohu për të rejat e fundit!
© Copyright 2022 SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. Të gjitha të drejtat e rezervuara.