
Abonohu për të rejat e fundit!
© Copyright 2022 SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ky projekt ka për synim ngritjen e shkathtësive dhe njohurive të qendrave për punë sociale dhe shoqërisë civile për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, ofrimin e shërbimeve sociale për fëmijët dhe familjet e
cenueshme përmes shërbimeve përkrahëse të familjes dhe këshillimeve. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe zbatohet nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në partneritet me Handikos-in.
Ky projekt ka filluar në vitin 2021. Qëllimi i projektit është përkrahja psiko sociale a fëmijëve dhe familjeve në rrezik në Komunën e Gracanicës.
Përmes këtij projekti synojnë që 20 të rijnë pa përkujdesje prindërore dhe në
rrezik të ju ngirisim shkathtësitë profesional në fushën e kamerës, fotografisë, dizajnit grafik dhe video – montazhës ashtu që të ju rrisim mundësitë për punësim. Ky projekt financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Projekti ka filluar ne vitin 2018 dhe mbaron në Qershor të vitit 2022. Qëllimi i këtij projekti është fuqizimi, ngritja e kapaciteteve dhe rolit aktiv të Koalicioni të OJQ-ve për mbrojtje të fëmijëve KOMF drejt procesit të decentralizimit të
shërbimeve sociale. Ky project financohet nga Bashkimi Europian, menaxhohet nga Zyra e BE–së në Kosovë, dhe zbatohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.
Qëllimi i këtij projekti është ofrimi i kujdesit alternativ dhe shërbimeve ditore direkte për fëmijë pa përkujdesje prindërore, me fokus në zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijës në një ambient të ngrohtë familjar.
Ky projekt ka filluar në vitin 2019. Projekti synon përmirësimin e qëndrueshëm të kushteve të jetesës për të rinjtë e cenueshëm përmes fuqizimit të akterëve lokal në punën e tyre për integrimin socio – ekonomik
të të rinjve në rrezik, si dhe ngritjes së shkathtësive të punësimit të të rinjve dhe integrimit të tyre socio ekonomik.
Ky projekt ka për qëllim ofrimin e shërbimeve psikosociale për fëmijët në rrezik, ofrimin e shërbimeve psikosociale për prindërit te fëmijëve në rrezik si dhe krijimin dhe funksionalizimin e grupeve mbështetëse psikosociale të nënave dhe baballarëve.