Politika e mbrojtjes së fëmijëve

Interesi më i mirë i fëmijës është pikënisja dhe parimi kryesor i punës së SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë.

Çdo fëmijë ka të drejtën të zhvillohet deri në potencialin e plotë të saj/tij, të ketë arsimim cilësor, pjesëmarrje dhe jo-diskriminim. Ne jemi të përkushtuar që të krijojmë dhe të ruajmë një ambient të ngrohtë dhe të sigurte që promovon vlerat kryesore të kësaj organizate, dhe parandalon dhe adreson çështjet e abuzimit dhe eksploatimit të fëmijëve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë punojnë në përputhje me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve dhe Udhëzimet për Kujdesin Alternativ të Fëmijëve dhe nuk toleron asnjë formë të abuzimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo shkeljes së privatësisë dhe të drejtave të fëmijës.

Politika jonë për Mbrojtjen e Fëmijëve fokusohet në katër fusha kyçe të veprimit: ndërgjegjësimi, parandalimi, raportimi dhe reagimi.

Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë ndërgjegjësimit dhe parandalimit për të mbrojtur fëmijët dhe për të përmirësuar cilësinë e kujdesit që ata marrin.

Kjo do të thotë se:

• Ne ndërtojmë kapacitetet e bashkëpunëtorëve, fëmijëve, të rinjve dhe familjeve për të njohur shenjat e abuzimit – dhe si ta parandalojmë atë.

• Ne punojmë për të eliminuar praktikat e dëmshme kulturore.

• Çdo incident apo shqetësim i raportuar për mbrojtjen e fëmijëve vlerësohet me kujdes dhe, bazuar në rezultatet e vlerësimit, vendosen dhe ndërmerren veprime konkrete.

Në rast të ndonjë shqetësimi në Mbrojtjen e Fëmijëve ju lutem raportoni përmes dërgimit të mesazhit:

Çdo raportim i juaji merret me seriozitet dhe trajtohet pa vonesë, duke respektuar konfidencialitetin.