Bëhu pjesë e jetës së tyre çdo muaj
Çdo donacion i rregullt ndihmon fëmijët pa përkujdesje prindërore të kenë një shtëpi, dashuri dhe kujdes çdo ditë.
Rreth nesh
Ndikimi ynë në Kosovë
Çdo muaj, dhjetëra fëmijë rriten ne ngrohtesinë e SOS Familjes dhe familjeve strehuese,duke gjetur siguri, përkujdesje dhe dashuri. ndërsa qindra të tjerë përkrahen që të kenë edukim, shendet dhe mirëqenie më të mire përmes programit të fuqizimit të familjes.
Fëmijë të mbështetur
Të rinj të trajnuar
Familje të përkrahura
Profesionistë të trajnuar
Lokacionet
Prishtina
Në Prishtinë në Velani, gjendet SOS Fshati, vendi ku ofrohet kujdes afatgjatë për fëmijët që kanë mbetur pa përkujdesje prindërore. Për më tepër, në kuadër të SOS Fshatit funksionon edhe Programi për Fuqizimin e Familjeve, program ky që ofron mbështetje për familjet në nevojë që ballafaqohen me sfida, në mënyrë që fëmijët të mund të rriten në një mjedis të sigurt e të qëndrueshëm. Gjithashtu, në këte lokacion realizohen edhe aktivitete edukative dhe psikosociale për fëmijë dhe të rinj, si dhe këshillim dhe mbështetje për prindërit.
Fushë Kosovë
Në Fushë Kosovë, SOS Fshatrat e Fëmijëve ofrojnë shërbimin e Programit të Fuqizimit të Familjes, ku fokusi kryesor është mbështetja e familjeve që përballen me vështirësi ekonomike dhe sociale, për të parandaluar shpërbërjen e familjes. Përmes këshillimit, ndihmës me nevojat bazë dhe përfshirjes në komunitet, SOS Fshatrat e Fëmijëve kontribuojnë që familjet të qëndrojnë së bashku dhe fëmijët të rriten me familjet e tyre.
Graçanicë
Në Graçanicë, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë punon me familje dhe fëmijë nga komunitete të ndryshme, duke ofruar mbështetje sociale, edukative dhe emocionale, me qëllim që asnjë fëmijë të mos mbetet pa përkujdesje familjare. Përmes bashkëpunimit me shkolla, institucione lokale dhe vetë familjet, promovohet përfshirja, barazia dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve
Një shtëpi dhe familje për çdo fëmijë
(Kujdesi Alternativ)
Për fëmijët që kanë humbur kujdesin prindërore, ne nuk ofrojmë vetëm strehim, ne sigurojmë që këta fëmijë të rriten në një ambient të ngrohtë familjar.
T’i mbajmë familjet bashkë (Fuqizimi i Familjes)
Ne besojmë se vendi më i mirë për një fëmijë është me familja biologjike. Prandaj, i ndihmojmë familjet që janë në vështirësi ekonomike apo sociale që t’i tejkalojnë krizat. I këshillojmë, I mbështesim me gjërat bazë dhe shërbimet sociale dhe i ndihmojmë prindërit që të kujdesen për fëmijët e tyre dhe të punësohen në mënyrë që asnjë fëmijë të mos humbasë kujdesin.
Përgatitja e të rinjve për jetën ( YEEP ll )
Ne jemi pranë të rinjve me mbështetje, besim dhe kujdes. Të rinjtë pa përkujdesje prindërore dhe të rinjtë e cenueshëm i mbështesim në rrugëtimin e tyre drejt punësimit: i ndihmojmë të mësojnë një zanat, të përfundojnë shkollimin dhe të gjejnë punën e tyre të parë. Qëllimi ynë është që çdo i ri të bëhet i pavarur, të ketë vetëbesim dhe të ndërtojë një të ardhme të sigurt për veten.
Pyetje që mund t'i kesh
Kush jemi ne dhe çfarë bëjmë saktësisht?
Ne jemi një “shtëpi e dytë” për fëmijët që kanë mbetur pa prindër ose që nuk mund të jetojnë me familjet e tyre. Ne nuk ofrojmë thjesht një kulm mbi kokë, por një familje të vërtetë me dashuri, siguri dhe mbështetje, që çdo fëmijë të rritet i lumtur.
A mund të adoptoj një fëmijë përmes SOS Fshatit?
Jo, SOS Fshatrat e Fëmijëve nuk janë institucion për adoptim. Ne ofrojmë kujdes afatgjatë familjar për fëmijët deri në pavarësimin e tyre të plotë. Për procedurat e adoptimit në Kosovë, ju duhet t’i drejtoheni Ministrisë së Drejtësisë apo Qendrave për Punë Sociale, pasi ato janë përgjegjëse për këto procese.
Si mund t’i ndihmoj fëmijët (para, rroba apo lodra)?
Ndihma juaj është e rëndësishme! Mund të dhuroni para online apo përmes bankës. Gjithashtu, ne pranojmë rroba, lodra dhe mjete shkollore. Para se të sillni donacione në mallra, ju lutem na kontaktoni që t’ju udhëzojmë për nevojat tona aktuale.
Cilët fëmijë vijnë në SOS Fshatrat e Fëmijëve?
Fëmijët që kanë humbur kujdesin prindëror ose ata që prindërit i kanë në situata shumë të vështira. Ne punojmë ngushtë me Qendrat për Punë Sociale (QPS), në të gjithë Kosovën dhe janë pikërisht QPS-të, të cilat vendosin kur një fëmijë duhet të mbrohet duke u vendosur në SOS Fshat
Ku shkojnë paratë e mia nëse dhuroj?
Transparenca është prioriteti ynë. Donacioni juaj përdoret për nevojat e përditshme: ushqim, libra e çanta për shkollë, kontrollime mjekësore dhe rroba. Ne publikojmë raporte të rregullta që çdo donator ta dijë saktësisht se si ka ndihmuar në rritjen e një fëmije.
A mund të bëhem vullnetar në SOS Fshat?
Po, ne i mirëpresim me shumë kënaqësi vullnetarët! Nëse keni dëshirë të dhuroni kohën dhe talentin tuaj, qoftë duke i ndihmuar fëmijët në mësime, duke organizuar aktivitete kreative e sportive, apo duke na ndihmuar në zyrat tona, ju lutem na shkruani direkt në emailin: suna.prekazi@soskosova.org. Vullnetarizmi është një mënyrë e mrekullueshme për të dhënë dashuri dhe për të fituar një përvojë jetësore që nuk harrohet. Na kontaktoni për t’u informuar mbi mundësitë aktuale dhe procedurat e aplikimit

