
Menaxher Nacional i Burimeve Njerëzore
Udhëheqëse e Zhvillimit të Fondeve dhe Komunikimit
Specialiste për monitorim dhe vlerësim
Këshilltare e programit/Specialiste për siguri të cilësisë/ Person Kyc për Mbrojtjen e Fëmijëve
Menaxher Nacional i Burimeve Njerëzore
Udhëheqëse e Zhvillimit të Fondeve dhe Komunikimit
Specialiste për monitorim dhe vlerësim
Këshilltare e programit/Specialiste për siguri të cilësisë/ Person Kyc për Mbrojtjen e Fëmijëve
Abonohu për të rejat e fundit!
© Copyright 2022 SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Nezahat Ramadani Salihu, e cila mban pozitën e Drejtori Nacional në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, është motori i zhvillimit të organizatës për më shumë se dy dekada. E diplomuar në Fakultetin e Pedagogjisë në Universitetin e Prishtinës, Nezi, siç e njohin të gjithë, është jashtëzakonisht e afërt me fëmijët, dhe ka shtyrë përpara hartimin dhe zbatimin e një sëre ligjesh dhe rregulloresh që synojnë të përmirësojnë mirëqenien e fëmijëve. Jashtë punës, Nezi është lexuese e rregullt, adhuron artin e në veçanti pikturën. Motoja e SOS Fshatit se asnjë fëmijë nuk duhet të rritet i vetëm, jetësohet në punën dhe angazhimin e Nezit përgjatë 20 viteve angazhim në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.
Burim H. Behluli është Drejtor Nacional për Zhvillim të Programeve në organizatën SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. Ai ka përfunduar studimet për Psikologji Klinike dhe Juridik. Z. Behluli ka përvojë shumëvjeçare në fushën sociale dhe atë të drejtësisë. Ai ka përvojë te gjerë në nivelin e menaxhimit dhe konsultimit, të analizës së nevojave, menaxhimi i ciklit të projekteve, zhvillimit të koncepteve, etj.. Që nga viti 2003, ai është përfshirë në disa projekte kërkimore dhe ka punuar si ekspert i pavarur, kryesisht në fushat që lidhen me çështje të ndryshme sociale dhe të drejtësisë e me fokus të veçantë në mbrojtjen e fëmijëve. Atij i pëlqen puna vullnetare, sidomos ajo që ka të bëjë me fëmijët.
Merita Latifi i është bashkuar SOS Fshatrave të Fëmijëve që nga viti 2005. Ka përfunduar fakultetin ekonomik në Prishtinë. Në mision te organizatës, në pozitën e Menaxherit Financiar është në krye të departamentit Financiar, përgjegjëse për ofrimin e këshillave financiare dhe mbështetjen e Bordit dhe Menaxhmentit për vendim-marrje. Bën zhvillimin e politikave dhe udhëzimeve të brendshme financiare që rregullojnë proceset financiare si dhe kontrollin e brendshëm në përputhje me vizionin, misionin, strategjinë, politikat dhe standardet e organizatës. Merita është e përkushtuar në punë, është e gatshme për të ndihmuar dhe zgjidhur sfidat në punë. Si person i shoqërueshëm , ndjen kënaqësi të jetë pjesë e familjes së madhe të SOS Fshatrave të Femijeve .
Remzije Krasniqi apo si e njohim të gjithë Rema i është bashkuar familjes së madhe të SOS Fshatrave të Fëmijëve në vitin 2003. Momentalisht Rema e mban pozitën e Drejtorit të Avokimit/Këshilltar Nacional për Avokim. Ajo ka diplomuar në Fakultetin e Pedagogjisë në Universitetin e Prishtinës dhe ka mbaruar studimet e magjistraturës në Edukimin gjithëpërfshirës. Rema përveç kontributit në SOS Fshat, si konsulentë me përvojë shumë vjeçare, ka kontribuar në hartimin e shumë politikave në mirëqenien e fëmijëve dhe ka dizajnuar dhe zbatuar me dhjetëra fushata avokuesë në mbrojtje të fëmijëve. Rema pëlqen të ecë, ka pasion eksplorimin e natyrës si dhe dashuron detin e notin.
Nora Kelmendi Emini mban poziten e Menaxherit Nacional te Burimeve Njerëzore ne SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosove. Ajo është përgjegjëse për zhvillimin, koordinimin, kontrollin, vlerësimin dhe mirëmbajtjen e punës së BNJ-s në kuadër të Shoqatës Anëtare. Gjithashtu, Nora eshte me profesion ekonomiste dhe ka afer 20 vite eksperience ne fushen e Burimeve Njerezezore. Pasioni i saj është udhëtimi dhe gatimi dhe njihet për gatishmërinë e saj për të ofruar ndihmë sa herë i kërkohet.
Albana Zogu Morina është pjesë e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë për më shumë se një dekadë. Ajo mban pozitën e Udhëheqëses së Zhvillimit të Fondeve dhe Komunikimit. Albana ka përfunduar Fakultetin e Gjuhës dhe Literaturës Anglezë në Universitetin e Prishtinës. Ajo ka shkruar dhe kontribuar në zhvillimin e një sërë projektesh brenda dhe jashtë SOS Fshatit. Ajo njihet si një avokuese e zëshme për të drejtat e fëmijëve, pëlqen filmat dhe kinemanë dhe është tifoze e ekipit të Barcelonës.
Ora Bytyçi është drejtor i programit të SOS Fshatrave në Prishtinë. Ajo ka përvojë më shumë se 20 vite në udhëheqje dhe menaxhim. Ora ka diplomuar në Menaxhment dhe Teknologji Informative, Drejtimi Ekonomik në Prishtinë si dhe Teknologji Informative (I, II dhe III) në Londër. Jashtë punës, Ora është një lexuese e pasionuar, shpesh duke ekperimentuar në talentin e saj në poezi. Emri i saj tregon shumë për qëllimin e saj në jetë – figurë e besimeve popullore shqiptare, e përfytyruar si grua, si vajzë, si fëmijë, e cila ndihmon e u sjell fat njerëzve të mirë e në nevojë.
Mjellma Luma është personi përgjegjës për monitorim dhe vlerësim në SOS Fshat. Ajo i është bashkuar misionit të SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë në 2013 për të kontribuar në fushën e kujdesit alternativ në mënyrë që çdo fëmijë që ka humb kujdesin prindëror e që i është besuar SOS Fshatit të merr shërbime sa më cilësore. Mjellma ka diplomuar në Psikologji Klinike nga La Roche University, Pittsburgh, PA, USA. Jashtë punës, Mjellma ka pasion leximin dhe gatimin ndërsa avokon fuqishëm që të gjithë fëmijëve t’u ofrohet mundësia që secili fëmijë të jetë fëmijë, të ketë kujdes dhe mbrojtjes.
Ariana Shala është pjesë e SOS Fshatrave që nga viti 2009. Ajo ka pasur funksione të ndryshme brenda organizatës dhe aktualisht mban pozitën e Këshilltares së programit/Specialiste për siguri të cilësisë/ Person Kyc për Mbrojtjen e Fëmijëve. E diplomuar në Psikologji, Ariana ka përfunduar studimet e magjistraturës në psikologjik Klinike dhe është specialiste e Psikologjinë Klinike dhe Psikoterapisë! Ariana ndan përgjegjësinë e saj profesionale mes sigurimit te cilesise ne program dhe sigurimit te mbrojtjes se fëmijëve. Ajo njihet si një kolege e dashtun për të gjithë, me shume pozitivitet por jashtëzakonisht e rreptë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Ajo ka shumë hobi por shkëlqen në vizatim dhe dizajnim të rrobave dhe pëlqen natyrën dhe ecjen.