IPKO vazhdon të dhurojë shërbime interneti falas për SOS Fshatin

“Suksesi ynë është bazuar që në fillim nga partneriteti i mirë-zgjedhur. “ – Bill Gates 

Interneti përveç se një mjet i rëndësishëm informimi, natyrisht tashmë është pjesë e pandarë e secilit prej nesh, qoftë në punë, në arsimim dhe thjesht për të qenë në hap me zhvillimet në vend dhe botë.

Është shumë e natyrshme që edhe puna në SOS Fshatrat e Fëmijëve ne Kosovë do të ishte thuajse e pamundur pa shërbime të internetit.

Ne jemi shumë mirënjohës që kemi një partneritet, tashmë tradicional, me mikun tonë dhe të fëmijëve, operatorin IPKO, e cila vazhdon të ofroj shërbimin e internetit falas për organizatën tonë. Operatori IPKO, që njihet për kualitetin profesional të shërbimeve të saj dhe për kujdesin ndaj komunitetit ku vepron, tashmë për dhjetë vite rregullisht ka ofruar shërbime të telekomunikimit si donacion për SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.

Jemi shumë me fat që ju kemi MIK, dhe në emër të fëmijëve dhe punëtoreve, ju faleminderit nga zemra!