Asistent/e Financiar/e me Gjysmë Orari (Zëvendësim)

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në bashkëpunim me organizatën Save the Children International në Kosovë është duke e implementuar projektin e BE-së, të menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, me titullin: “Drejt vetë qëndrueshmërisë dhe shërbimeve sociale gjithëpërfshirëse”. Në mënyrë që të arrihen rezultatet e parapara SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, po kërkon të punësojë një Asistent Financiar me gjysmë orari, si zëvendësim i punonjësit në pushim të lehonisë.  

Përshkrimi i detajuar për këtë vend të lirë pune mund të shkarkohet duke klikuar Këtu.

Data e fundit për dorëzim të dokumentacionit është 17.03.2022 deri në mesnatë

Vetëm kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.

Dokumentacioni dorëzohet në formë elektronike përmes emailit hr.recruitment@soskosova.org

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

•. Aplikacioni për punësim i SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë, i cili mund të shkarkohet duke klikuar Këtu;

•. CV;

•. Leter Motivuese;

•. Kopje të Diplomave dhe Çertifikatave

•. Kopje të Referencave nga punëdhënës paraprak.

(Vërtetimi që nuk jeni nën hetime, vetëm për kandidatet që ftohen në intervistën e fundit). 

SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë  jo-qeveritare dhe jo-profitabile, e zhvillimit social, aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve që nga viti 1999, duke i mbështetur nevojat dhe brengat e fëmijëve në nevojë dhe pa përkujdesje prindërore, duke u përkushtuar në ofrimin e shtëpisë dhe familjes për fëmijët pa përkujdesje prindërore,  si dhe përgatitjen e tyre për një jetë të pavarur.