SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, në kuadër të misionit saj, ka hapur dy mundësi angazhimi për pozitën: SOS Teze.
Përshkrimi i detajuar për këto vende të lira pune mund të shkarkohet duke klikuar Këtu
Data e fundit për dorëzim të dokumentacionit është 01.10.2022 deri në mesnatë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.
Dokumentacioni dorëzohet në formë elektronike përmes emailit hr.recruitment@soskosova.org apo fizikisht në adresën SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, rruga: “1 Tetori” p.n. Velani-Prishtinë 10000.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
• Aplikacioni për punësim i SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë, i cili mund të shkarkohet duke klikuar Këtu;
• CV;
• Kopje të Diplomave dhe Çertifikatave
• Kopje të Referencave nga punëdhënës paraprak.
(Vërtetimi që nuk jeni nën hetime, vetëm për kandidatet që ftohen në intervistën e fundit).
Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, përmes emalit hr.recruitment@soskosova.org apo tel/fax: 038-749-887.
SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë jo-qeveritare dhe jo-profitabile, e zhvillimit social, aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve që nga viti 1999, duke i mbështetur nevojat dhe brengat e fëmijëve në nevojë dhe pa përkujdesje prindërore, duke u përkushtuar në ofrimin e shtëpisë dhe familjes për fëmijët pa përkujdesje prindërore, si dhe përgatitjen e tyre për një jetë të pavarur.
Abonohu për të rejat e fundit!
© Copyright 2022 SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. Të gjitha të drejtat e rezervuara.