Mirëmbajtës/e për Zyre

Mirëmbajtës/e për Zyre – Angazhim me orar të caktuar (16 orë në javë) F/M

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë kërkon të angazhojnë Mirëmbajtës/e për Zyre me orar të caktuar (16 orë në javë) F/M. Përshkrimi i detajuar për këto vende të lira pune mund të shkarkohet duke klikuar Këtu.

Data e fundit për dorëzim të dokumentacionit është  22.03.2022 deri në orën 16.00.  Vetëm kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.

Dokumentacioni dorëzohet në formë elektronike përmes emailit hr.recruitment@soskosova.org apo fizikisht në adresën SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, rruga: “1 Tetori” p.n. Velani-Prishtinë 10000.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

Aplikacioni për punësim i SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë, i cili mund të shkarkohet duke klikuar Këtu;

CV;

Kopje të Diplomave dhe Çertifikatave

Kopje të Referencave nga punëdhënës paraprak.

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, përmes emalit hr.recruitment@soskosova.org apo tel/fax: 038-749-887.

SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë  jo-qeveritare dhe jo-profitabile, e zhvillimit social, aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve që nga viti 1999, duke i mbështetur nevojat dhe brengat e fëmijëve në nevojë dhe pa përkujdesje prindërore, duke u përkushtuar në ofrimin e shtëpisë dhe familjes për fëmijët pa përkujdesje prindërore,  si dhe përgatitjen e tyre për një jetë të pavarur.