“𝑁𝑢𝑘 𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑒̈𝑗 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑐̧𝑘𝑎, 𝑝𝑜𝑟 𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑒̈𝑗 𝑑𝑖𝑐̧𝑘𝑎; 𝑒 𝑓𝑎𝑘𝑡𝑖 𝑞𝑒̈ 𝑠‘𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑒̈𝑗 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑐̧𝑘𝑎 𝑠‘𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑒̈ 𝑛𝑑𝑎𝑙𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑒̈𝑗 𝑎𝑞 𝑠𝑎 𝑚𝑢𝑛𝑑𝑒𝑚.”
Sot patëm në një vizitë partnerët tanë të ngushtë të 𝐃𝐞𝐩𝐚𝐫𝐭𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐚 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Delegacioni i udhëhequr nga z. Mentor Morina, Udhëheqës i Departmentit për Politika Sociale dhe Familjare, u prit nga Drejtori Nacional i SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë, znj. Nezahat Ramadani Salihu e cila e njoftoi për punën që po bëhet në SOS Fshat, planet për të ardhmen si dhe forcimin e partneritetit institucional shumë vjeçar.
Me këtë rast, z. Morina ndau mirënjohje për znj. Ramadani Salihu dhe organizatën SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë si shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për afro dy dekada në përkujdesjen e fëmijëve pa përkujdes prindëror dhe në rrezik të braktisjes.
Znj. Ramadani Salihu falënderoj z.Morina për bashkëpunimin dhe vlerësimin e dhënë dhe ritheksoj se SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë asnjëherë nuk do të ndalen në përmbushjen e misionit që asnjë fëmijë të mos rritet i vetëm.