Dhurata Dora, Ambasadore e Vullnetit të Mirë e SOS Fshatrave të Fëmijëve

Miqtë dhe donatorët e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë u mblodhën sot për të shënuar miqësinë, miqësi kjo e cila në vazhdimësi është forcuar, sidomos gjatë periudhës së vështirë me pandeminë e kur ne kishim nevojë më shumë se asnjëherë për përkrahje. Në ngjarjen e organizuar në SOS Fshat nën emrin “𝐌𝐢𝐪 𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐦𝐨𝐧𝐞̈”, Drejtori Nacional i SOS Fshatrave të Fëmijëve, Znj. Nezahat Ramadani Salihu falënderoi miqtë tanë që na u gjenden pranë në ditë të vështira. 

E përveç falënderimeve për miqtë tanë, kishim kënaqësinë që të kemi edhe artisten Kosovare, këngëtaren tanimë me famë botërore, 𝐃𝐡𝐮𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐃𝐨𝐫𝐚. Gjatë kësaj ngjarje, Dhurata, si një mike e kamotshme e SOS Fshatit na nderoi duke pranuar që të bëhet 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐞 𝐞 𝐕𝐮𝐥𝐥𝐧𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐌𝐢𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐎𝐒 𝐅𝐬𝐡𝐚𝐭𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐅𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐯𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈ dhe të bëhet zëri i fëmijëve tanë për një të ardhme më të mirë. 

Në një fjale rasti, Dhurata nën emocione tha se është nder dhe privilegj që të bëhet zëri i SOS Fshatrave të Fëmijëve. Ajo theksoi se secili duhet të angazhohet që fëmijët të jenë thjeshtë fëmijë edhe të ndjekin ëndrrat e tyre. 

Për përkrahjen ndër vite, folën edhe 𝐁𝐞𝐠𝐲𝐦 𝐔𝐳𝐮𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐋𝐢𝐦𝐚𝐤 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐨 𝐝𝐡𝐞 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐦 𝐎𝐬𝐦𝐚𝐧𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐥𝐮𝐛 𝐢 𝐏𝐫𝐨𝐝𝐡𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, ku ndanë përvojat e tyre rreth përkrahjes që kanë ofruar ndër vite për SOS Fshatin.

E dy moderatorët e rijnë pjesë të projektit #YEEP, Adelajda dhe Vigani me shumë profesionalizëm dhe qetësi e moderuan këtë ngjarje. 

E këtë takim mes miqsh, e shfrytëzuam që të bëjmë edhe hapjen e këndit për donacione, “𝐆𝐢𝐟𝐭𝐬𝟒𝐊𝐢𝐝𝐬 ku njerëzit vullnet mirë mund të dhurojnë për fëmijët tanë dhe po ashtu të marrin mbrapa një dhuratë simbolike si shenjë falënderimi për kontributin e tyre. 

Shumë nga punimet që gjenden në këndin e donacionit janë punë dore e fëmijëve tanë përmes punëtorisë “Made in Kosova” dhe punime të tjera të bëra nga duart e arta të përfituesve tanë. 

Artistët e Shkolla e Muzikës “Amadeus” Music School performuan për miqtë tanë përderisa balerinat e talentuara të Studio Baleti “Behia’s Dance” na nderuan me një pikë baleti. 

E në fund fare, mes shume diskutimeve për bashkëpunime dhe përkrahje, 𝐒𝐢𝐝𝐨𝐫𝐞𝐥𝐚, 𝐃𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐫𝐛𝐧𝐨𝐫i, më këngë të vjetra qytetare dhe me një performance të jashtëzakonshme u kujdesen që miqtë tanë të shijojnë një pasdite të këndshme në ambientet tona.